Mediu: Taksa e sheshtë një mundësi e mirë për rritjen ekonomike

Shqipëria

Mediu: Taksa e sheshtë një mundësi e mirë për rritjen ekonomike

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:06
Fatmir Mediu

Në takimet me mbështetësit në Tiranë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka akuzuar qeverinë se nuk ka menaxhuar si duhet situatën pandemike.

Sipas tij mungesa e mbështetjes financiare ka krijuar vështirësi për bizneset.

“Asnjë vend nuk e ka trajtuar pandeminë edhe, qoftë në rajon siç e trajton Shqipëria. Të gjitha vendet e rajonit kanë stimuluar bizneset financiarisht për t’i mbështetur ato, sepse po mbaroi biznesi ka mbaruar ekonomia, ka mbaruar punësimi, kanë trajtuar familjet me pagesa nga ana e shtetit, kurse Rama të gjitha paratë që merr nga taksat tona i ka dhënë për interesat korruptive  me PPP-të që ka të cilat nuk kanë asnjë vlerë në këtë lloj situate,” tha Mediu.

Gjatë takimit ne njësinë bashkiake 2 në kryeqytet Mediu u shpreh se bizneset janë rënduar me taksa vendore dhe qendrore.

“Thotë ti do të punosh nga ora 8 deri në orën 6 apo deri në orën 8, dhe të kufizon orarin dhe të kufizon mundësi biznesi dhe nga ana tjetër kërkon po të njëjtat taksa siç kanë qenë më parë. Pra të gjitha këto tregojnë që ne kemi qeverisje e cila ka humbur jo vetëm sensin politik por edhe sensin njerëzor,” u shpreh Mediu.

Ai e cilësoi 25 prillin jo vetëm si ditë votimesh por si një moment historik kombëtar për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e mbarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat