Bënë vaksinën dje, 10 mësues me temperaturë dhe të vjella

Shqipëria

Bënë vaksinën dje, 10 mësues me temperaturë dhe të vjella

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:10
Ilustrim

Vazhdojnë problemet e mësuesve me vaksinën AstraZeneca që kanë marrë ditët e fundit.

Pas problemeve që kishin disa mësues në Tiranë, këtë herë janë mësuesit e Fierit që kanë shfaqur probleme.

Burimet bëjnë me dije se 7 mësues të shkollës Zharrës të cilët kanë bërë vaksinën dje, sot nuk janë paraqitur në punë.

Gjithashtu edhe 3 mësues në shkollat e qytetit të Fierit, nuk janë paraqitur pasi kanë bërë vaksinën. 

Mësohet se ata kanë shfaqur simptoma të ndryshme, si temperaturë të lartë dhe të vjella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat