Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Përshëndetje nga SH.M.U! Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Edhe pse zyrtrarisht Pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit.

Dita e Shtunë nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash. Më pas reshjet fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300metër në relievet malore dhe mbi 600metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore. Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stihive të dëborës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat