Covid prek burgun e Vlorës, 14 të infektuar

Shqipëria

Covid prek burgun e Vlorës, 14 të infektuar

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:05
Foto ilustruese

Koronavirusi ka prekur edhe personat në paraburgim në qytetin e Vlorës. Gjatë tre ditëve të fundit në këtë institucion janë marr 40 tamponë të cilët janë dërguar për analizim.

14 persona të cilët vuajnë dënimin në paraburgimin e Vlorës kanë rezultuar pozitivë. Burime bëjnë me dije se personat e infektuar janë dërguar në burgun e Shën Kollit për të marrë ndihmën mjekësore.

Të burgosurit janë dërguar me forca të shumta sigurie në burgun e Shën Kollit.

Pritet marrja e tamponëve të tjerë në paraburgim për të parë nëse shifrat do të vijojnë pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat