Moti i keq, vazhdojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës

Shqipëria

Moti i keq, vazhdojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:06
Korçë

Në qarkun e Korçës reshjet e borës kanë vazhduar me intensitet në zonat +1000 metra të shoqëruara me erë të fortë.

Trashësia e borës varion nga 5-25 centimetra në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe në rrugën e Dardhës.

Kontraktorët aktualisht janë në akset rrugore duke punuar me borë pastruese dhe  grupe pune për të hapur rrugët.

Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështirës së madhe në rrugë, ndërsa kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat