Dëbora mbulon veriun e jugun e vendit/ Në Dibër trashësia deri në 60 cm! Krijohet vështirësi në disa akse rrugore

Shqipëria

Dëbora mbulon veriun e jugun e vendit/ Në Dibër trashësia deri në 60 cm! Krijohet vështirësi në disa akse rrugore

Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Disa zona të vendit në jug e veri janë zgjuar nën pushtetin e dëborës mëngjesin e sotëm nga reshjet e shumta gjatë natës.

Dëbora ka mbuluar qarkun e Dibrës dhe trashësia ka arritur nga 30-50 cm e në disa vende në 60 cm.

Vijon qarkullimi në rrugët nacionale në të gjithë territorin por në disa segmente si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit- Steblevë, Qafë Bualli- Martanesh kalohet me zinxhirë.

Reshjet e dëborës në Bulqizë kanë krijuar një situatë të rënduar më shumë rrugë rurale. Shumë  fshatra në njësitë administrative Martanesh, Trebisht, Ostren, Zerqan, Fushë Bulqizë dhe Shupenzë janë të  bllokuara.

Ndërkohë pa energji elektrike janë pothuajse 80% e njësive administrative se dhe një pjesë e qytetit,shkak dëmtimi i linjave të tensionit të lartë dhe ai i ulët. Po vijon puna për hapjen e rrugëve nga ana e bashkisë.

Sipas ARRSH-së, në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës dhe qarkullimi vijon normalisht. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

Qarkullohet me zinxhirë në Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat