Ambasadorja Kim, takim në Shkodër me përfaqësuesit e forcave politike

Shqipëria

Ambasadorja Kim, takim në Shkodër me përfaqësuesit e forcave politike

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:28
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim do të zhvillojë sot një takim në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ajo do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike.

Dy javë më parë Ambasadorja zhvilloi një takim me përfaqësuesit kryesor të partive politike në qytetin e Elbasanit.

Ajo u përcolli mesazhin e SHBA-së drejtuesve politikë, Taulant Balla, Gazmend Bardhi, Monika Kryemadhi e Rudina Hajdari.

“Fuqia përfundimtare qëndron te votuesit. Atyre që u kërkohet t’u blihet vota do t’u thoja:  Vota juaj është pushteti juaj, prandaj mos e dorëzoni këtë!”  nënvizoi ambasadorja në një prononcim për mediat pas takimit në Elbasan më 10 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat