Bardhi takim në sera me fermerët e Elbasanit: Të bëhemi bashkë socialistë e demokratë për zgjidhje,

Shqipëria

Bardhi takim në sera me fermerët e Elbasanit: Të bëhemi bashkë socialistë e demokratë për zgjidhje,

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:54
Foto nga takimi

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me fermerët në serat e Elbasanit.

Fermerët i janë ankuar Bardhit se nuk janë të mbështetur, madje janë lodhur nga letrat e burokracitë.

Bardhi i bën thirrje fermerëve e qytetarëve, socialistëve e demokratëve që të bëhen bashkë për të sjellë zgjidhjen.

Ai siguron se programi i PD ka subvencionimin direkt të çdo fermeri për tokën dhe prodhimin që nxjerr.

”Jo vetëm nuk i mbështesin fermerët, por edhe i tallin duke i lodhur me letra e burokraci pa fund, që janë jo pak shpenzime, dhe në fund i refuzojnë, pasi kanë vendosur kritere për të favorizuar miqtë e tyre. Vëri këmbën në fyt fermerit e punëtorit që të ngrenë krye ca horra. Kjo ka ndodhur prej 8 vitesh. Kjo do të marrë fund me 25 prill.Të bëhemi bashkë e t’i japim zgjidhje. Socialistë e demokratë, se e kemi hallin të përbashkët. Ne kemi një plan që jep subvencion direkt, pa kritere përjashtuese e pa burokraci, mjafton vetëm karta e identitetit. Secili do të marrë mbi bazën e prodhimit. Janë 100 milionë euro që do të jepen çdo vit. Aq sa nxjerr në serë, në arë, aq do marrësh”, tha Gazment Bardhi. Ndryshimi po vjen, dhe se vendi me qeverisjen e PD do t’i kthehet normalitetit, ku çdokush do të ketë mundësinë të punojë e të jetojë këtu.”- tha Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat