Vasili: Rilindja i lë vetëm qytetarët edhe në mes të flakëve

Shqipëria

Vasili: Rilindja i lë vetëm qytetarët edhe në mes të flakëve

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:52
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një deklarate për mediat, shprehet se Shqipëria sot është në mëshirë të fatit.

Vasili thekson se Rilindja i ka lënë qytetarët vetëm dhe në mes të flakëve, duke pasur parasysh zjarrin e rënë në një qendër tregtare në Tiranë, ku një 33-vjeçar ka mbetur i bllokuar.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili:

Rilindja i lë vetëm qytetarët edhe në mes të flakëve!

Të nderuar qytetare dhe qytetarë!

Të gjithë tashmë e kanë përfundimisht të qartë dhe pa asnjë ekuivok, që Shqipëria është pa qeverisje dhe në mëshirë të fatit. Përveç ekzistencës së një grupi mashtruesish dhe grabitqarësh, asgjë tjetër nuk ka në qeverisjen e vendit. Ngjarja shumë e rëndë tragjike e zjarrit të shpërthyer në magazinat e qendrës tregtare tek Casa Italia, të njohur me këtë emër. Ku për ditë të tëra zjarri vazhdon e ku një efektiv, Arjan Sala sakrifikoi e shpëtoi ai i vetëm jetën e 25 njerëzve. Ishte përballë faktit shumë të rëndë, që institucionet e shtetit, zjarrfikëset e Bashkisë së Tiranës ishin aty pa mjete minimale të domosdoshme dhe zjarri vazhdoi për ditë të tëra, pa mundur dot që ai të dominohet e ku jeta e qytetarëve dhe prona e tyre ishte tërësisht në mëshirë të fatit.

Qindra e mijëra miliona euro, plus jetës së qytetarëve, u sakrifikuan, ndërkohë që askush nuk ishte prezent aty. Nuk ishte qeveria, nuk ishte Bashkia, nuk ishte Edi Rama, nuk ishte Erion Veliaj. Ndërkohë që zjarri vazhdonte, rrezikonte qytetarët e pronat me miliona, këta vazhdonin live propagandën për turpin e tyre, për faqen e zezë që quhet mandat i tretë i tyre. Këta njëkohësisht i bënin propagandë faqes së zezë dhe mandatës së turpit të tyre, sepse njerëzit po humbisnin jetën atje dhe ishin në krye të detyrës.

Është shumë e qartë që nuk mund të kishin mjete zjarrfikëset dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi në vend që të kishim shpenzuar para për mjetet, shpenzoheshin para e qindra e mijëra euro kamera televizive. Miliona euro për qindra e qindra të rekrutuar me rroga në bashki e qeveri për të bërë propagandë, në facebook e gjithkund mbarë, por jo lekë për t’i dhënë mjete të domosdoshme zjarrfikësve për të dominuar zjarrin. Sepse këta nuk mund të ishin atje, sepse ata nuk janë asnjëherë. Qeverisja nuk është asnjëherë, mungon gjithmonë, nuk ekziston.

Ekziston vetëm propagandë, në 3D. Ashtu siç mungonte edhe kur tërmeti ra, edhe kur Forcat e Ndërhyrjes së Emergjencës Civile nuk kishin mjetet më të domosdoshme minimale, nuk kishin as qen për të detektuar të mbijetuarit nën rrënoja. Vajtën me dy duar e me nga një lopatë. Po të mos ishin forcat e ndihmës nga Kosova, por dhe nga vende të tjera, mjaft jetë njerëzish nuk do ishin shpëtuar por po të ishte për këtë qeverisje do të ishin humbur dhe ato.  Ashtu sikurse dhe këta nuk janë, nuk ekzistojnë, pranë mijëra familjeve shqiptare, të cilat përballen me pandeminë, shpenzojnë miliona lekë nga xhepi, e janë me mijëra familjet që janë në borxhe se qeveria e tyre nuk ekzistonte, nuk i mbështeti.

Sepse ata nuk ekzistojnë, mungojnë. Ata ekzistojnë janë gati 24 orë, të pagjumë, për të bërë tendera, për të blerë materiale mjekësore me 8-fishin e çmimit, tashmë fakte të certifikuara për të ndarë pa u lodhur koncensione. Për të rrëmbyer prona me të gjitha llojet e formave dhe mjeteve me letra pa vulë e pa firmë, për t’i grabitur gjithçka qytetarëve.

Ndaj 25 prilli, referendumi mbarë popullor është goditja e tmerrshme e pa kthim e një klike mashtruesish e demagogësh që përveç propagandës, përralla me 3D dhe zvarritjes së tyre në rrugët e sheshet e Shqipërisë si kufoma politike nuk përfaqësojnë asgjë tjetër. Është sigurisht 25 prilli, një ditë e madhe që qytetarët të shprehen për përmbysjen e madhe, për ndryshimin e madh, por njëkohësisht të vulosin dhe ndëshkimin e madh të këtyre maskarenjve politikë, të cilët nuk iu gjenden kurrë në ditën e vështirësisë, në ditën e hallit po gjithmonë mungojnë, sepse janë prezent vetëm kur është dita e zhvatjes së pronës dhe jetës së shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat