Kryemadhi “sfidon” Ramën dhe Bashën: Synimi i LSI është të dalë forcë e parë

Shqipëria

Kryemadhi “sfidon” Ramën dhe Bashën: Synimi i LSI është të dalë forcë e parë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:10
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka “sfiduar” Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, pasi u shpreh ditën e sotme se LSI synon të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha në një intervistë për Abc News se partia e saj do të futet në garë për të dalë e para, por do të jenë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre.

“Se sa është objektivi i LSI-së, të jeni të bindur dhe normal që LSI aspiron për të qenë forcë e parë. Del në luftë dhe në garë që të qenë forcë e parë, por janë qytetarët ata që do ta vendosin me votën e tyre.

Di të them që në të gjitha takimet që ne bëjmë, në të gjitha bisedat që kemi me qytetarët, shikojmë një inat mund të themi, një urrejtje, gjë që më vjen shumë keq për Rilindjen sepse nuk i ka mbajtur premtimet”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat