Të shtëna me armë zjarri në Divjakë

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Divjakë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:08
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Divjakë.

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat