Artan Hoxha zbulon ku është arratisur Florenc Çapja

Shqipëria

Artan Hoxha zbulon ku është arratisur Florenc Çapja

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:11
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se urdhri për arrestimin e Ardian dhe Florenc Çapjas është firmosur që më datë 16 Mars.

Ai tha se në atë ditë Florenc Çapja bashkë me të shoqen janë larguar drejt Stambollit dhe mendohet se tani mund të jenë në Dubai.

“Zona ku ndodhet banesa e Ardjan Çapjas, ku janë të vendosur pjesëtarët e familjes së tij është Krasta dhe për këtë shkak i është vendosur ky emër operacionit. Besoj që këtë radhë më në fund. Ka pasur këmbëngulje që prokurori që kishte çështjen të vepronte. Me datën 16 Mars janë dhënë urdhrat e arrestit. Kërkesat janë çuar 10-15 minuta para mbylljes së orarit zyrtar.

Urdhri është firmosur po atë ditë. Një nga personat që duhet të arrestohej bashkë me të shoqen. atë ditë në datë 16 i kanë hipur avionit të Rinasit dhe janë larguar drejt Stambollit. Dyshimet janë se ata mund të jenë larguar drejt Dubait. Në datën 16, një nga personat është larguar në orën 7 të mëngjesit. Prandaj është vonuar dhënia e vendimit duke pritur që ata persona të ktheheshin në Shqipëri pa pasur dijeni për zhvillimin e operacionit”, u shpreh ai në studion e ‘ABC’

Ai tha se kjo ka sjellë vonesë në ekzekutimin e vendimit për arrestimin e Ardian Çapjas, duke qenë se autoritetet kanë pritur që nipi i tij të rikthehej në Shqipëri me shpresën se operacioni nuk është dekonspiruar.

“Florenc Çapja ka ikur me avionin e mëngjesit nga Tirana në drejtim të Stambollit dhe më pas dyshohet të ketë vajtur në Dubai. Policia është vënë në lëvizje për ta kapur kur të kthehet dhe nuk është kthyer. Më pas policia është vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar Ardian Çapjan

Ardian Çapja edhe po të lajmërohej nuk do ikte nga banesa. Ai ka probleme me shëndetin. Kur e ka marrë policia ka kërkuar të njëjtën gjë. Ka kërkuar ndihmë mjekësore. Nuk është dërguar në spital por janë sjellë mjekët në qelitë e paraburgimit të Elbasanit. I është dhënë ndihmë mjekësore aty. Aktualisht është nën masën e sigurisë së arrestit me burg”, shtoi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat