“Lulzim, mos kërcëno kompanitë”, PD e Elbasanit i përgjigjet Ballës

Shqipëria

“Lulzim, mos kërcëno kompanitë”, PD e Elbasanit i përgjigjet Ballës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:16
Elbasan

Partia Demokratike e Elbasanit i përgjigjet drejtuesit politik të PS në këtë qark, Taulant Balla, i cili më herët i bëri thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që “të mos kërcënojë kompanitë për të penguar punën e nisur për transformimin e Elbasanit”.

Në një deklaratë, PD e Elbasanit thekson se “sa më shumë afron data e zgjedhjeve, q më haluçinante bëhen shpifjet dhe sajesat e Taulant Ballës”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA ELBASAN

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve, aq më haluçinante bëhen shpifjet dhe sajesat e Taulant Ballës.

Partia Demokratike Dega Elbasan dhe Drejtuesi Politik, z.Bardhi janë angazhuar me gjithë fuqinë dhe energjinë për të sjellë në jetë planin që do të nxjerrë biznesin nga kriza, nga presionet e shantazhet e qeverisë dhe inspektorëve që lëshohen për të vënë gjoba me urdhër të Taulant Ballës. Koha kur Taulant Balla vendos se kush duhet të marrë tenderat, kush duhet të privatizojë pasuritë, kush duhet të punojë, po ngushtohet përditë e më shumë.

Për fat të keq, investimet në Elbasan dhe gjithë qarkun Elbasan kanë mbetur në vendnumuro prej 8 vitesh! Prandaj më 25 Prill qytetarët dhe sipërmarrësit, ekonomia e Elbasanit do të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat