PD: Shantazhet e inspektorëve të Ballës në Elbasan do të marrin fund

Shqipëria

PD: Shantazhet e inspektorëve të Ballës në Elbasan do të marrin fund

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:00
Ilustrim

Partia Demokratike nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se në qarkun e Elbasanit në këto 8 vite nuk është bërë asnjë investim, ndërsa i bën apel qytetarëve që më 25 prill të votojnë për ndryshimin.

Gjithashtu PD shprehet se  janë angazhuar për të çuar deri në fund planin që do të nxjerrë biznesin nga kriza, nga presionet e shantazhet e qeverisë dhe inspektorëve që sipas kësaj force politike vendosin gjoba me urdhër të Taulant Ballës.

“Partia Demokratike Dega Elbasan dhe Drejtuesi Politik Gazment Bardhi janë angazhuar me gjithë fuqinë dhe energjinë për të sjellë në jetë planin që do të nxjerrë biznesin nga kriza, nga presionet e shantazhet e qeverisë dhe inspektorëve që lëshohen për të vënë gjoba me urdhër të Taulant Ballës.

Koha kur Taulant Balla vendos se kush duhet të marrë tenderat, kush duhet të privatizojë pasuritë, kush duhet të punojë, po ngushtohet përditë e më shumë.  Për fat të keq, investimet në Elbasan dhe gjithë qarkun Elbasan kanë mbetur në vendnumëro prej 8 vitesh! Prandaj më 25 Prill qytetarët dhe sipërmarrësit, ekonomia e Elbasanit do të fitojë”, shkruhet në njoftimin e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat