Lulzim Basha përkujton Masakrën e 2 prillit: Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë edhe lëvizjes që kemi nisur

Shqipëria

Lulzim Basha përkujton Masakrën e 2 prillit: Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë edhe lëvizjes që kemi nisur

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:28
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka përkujtuar Masakrën e 2 prillit në Shkodër 30 vite më parë.

Basha tha se Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë heronjtë e gjithë Shqipërisë.

“Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot. 30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!”, shkroi Bashan në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Si sot 30 vjet më parë, më 2 prill 1991, regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të rinj, bij të Shkodrës dhe pishtarë të demokracisë.

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga falangat e regjimit që po jepte shpirt, sepse guxuan t'ia thonë në sy dhe publikisht diktaturës në panik se koha e saj kishte përfunduar dhe shqiptarët kishin zgjedhur lirinë dhe Europën.

Ai lumë njerëzish të lirë që vërshoi në rrugët dhe sheshet e Shkodrës dëshmoi se edhe në momentet më të vështira dhe përballë tiranisë më të pashpirt, shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim.

Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë.

Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot.

30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Image
commentFirst article
Fjalë kyçe Lulzim Basha kujton masakren Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Lulzim Basha ka përkujtuar Masakrën e 2 prillit në Shkodër 30 vite më parë. Basha tha se Arben Broci Nazmi Kryeziu Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. “Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot. 30 vite më pas 2 prilli emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!” shkroi Bashan në Facebook përcjell “Bota sot”. Postimi i plotë Si sot 30 vjet më parë më 2 prill 1991 regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të rinj bij të Shkodrës dhe pishtarë të demokracisë. Arben Broci Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga falangat e regjimit që po jepte shpirt shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim. Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë. Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot. 30 vite më pas
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat