Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:55
Edi Rama

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ndryshim i menjëhershëm ndodh me motin këtë fundjavë. Të shtunën e deri mesditën e së dielës do të mbizotërojë moti i vranët. Më tej nisin kthjellimet.

Reshjet e shiut do të nisin në veri të vendit të shtunën e gjatë pasdites do të fitojnë intensitet me rrufe në veri dhe në qendër. Lokalisht stuhi shoqëruar me breshër. Në mbrëmje reshjet e shiut përfshijnë dhe jugun por me intensitet të ulët.

Që prej orëve të para të ditës së diel reshje shiu intensive, shtrëngata e rrufe në të gjithë veriun, qendrën e bregdetin. Parashikohen të rikthehen reshjet e dëborës së dendur që prej mëngjesit deri në orët e paradites në alpe, verilindje e lindje deri 900m. Në jug e juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar. Prej mesditës reshjet do të përqendrohen në zonat malore me intensitet të ulët për tu ndërprerë plotësisht pasdite.

Era nis nga kuadrati i jugut e kthen të dielën verilindje e veri mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie të menjëheshme ditën e diel, rënie e cila do të vijojë në mbrëmje.

Fundjavë të bukur ju urojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat