Meta i jep titullin “Mjeshtër i madh” grupit “Pleqtë e Krujës”

Shqipëria

Meta i jep titullin “Mjeshtër i madh” grupit “Pleqtë e Krujës”

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:05
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot në Krujë ku ka vlerësuar me tituj disa personalitete të rëndësishme.

Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh” grupit “Pleqtë e Krujës” dhe gjithashtu ka vlerësuar studiuesin Mhmet Nallbani dhe dy kontribuuesit Dragush Gega dhe Bujar Bardhi.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Në Krujën e shenjtë për çdo shqiptar, ku historia, tradita, vlerat kombëtare, patriotizmi dhe krenaria shpalosen pranë njëra-tjetrës dhe ku kështjella e pamposhtur e Gjergj Kastrioti Skënderbeut spikat si dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar dhe europian, pata kënaqësinë të vlerësoj sot një buqetë të shquar personalitetesh të artit dhe të kulturës së kësaj treve.
Për kontributin e madh të dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane, çmova me Titullin “Mjeshtër i Madh”, grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës”, që me talent e përkushtim u kanë transmetuar brezave trashëgiminë tonë të pasur kulturore e shpirtërore.
Vlerësova gjithashtu studiuesin e krijuesin e talentuar Mehmet Nallbani, si dhe dy kontributorët e palodhur për nxitjen e turizmit në këtë trevë, Dragush Gega dhe Bujar Bardhi.
Është tepër e rëndësishme, që trashëgiminë tonë të pasur shekullore në çdo fushë, ta mbrojmë dhe ta promovojmë në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar, zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe prosperitetit të qytetarëve tanë, për të qenë krenarë, që janë shqiptarë. ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat