Aksident në rrugën e Kombit, plagosen dy vajza

Shqipëria

Aksident në rrugën e Kombit, plagosen dy vajza

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:17
Foto nga aksidenti

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rubik.

Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një furgon ku për pasojë raportohet për dy vajza të plagosura.

Një nga vajzat ka qenë drejtuese e veturës, ndërsa tjetëra pasagjere në të.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat