“Me fëmijë të vogël e nusen shtatzënë në Rinas nga 04:00 e mëngjesit” Qytetari: S’dimë asgjë na thonë vetëm prisni

Shqipëria

“Me fëmijë të vogël e nusen shtatzënë në Rinas nga 04:00 e mëngjesit” Qytetari: S’dimë asgjë na thonë vetëm prisni

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:44
Qytetare duke pritur në Rinas

Ora News ishte sot në mëngjes në Aeroportin e Rinasit për të sjellë situatën atje. Qytetarët të cilët kishin prerë biletat për një nga udhëtimet sot ndodhen atje në pritje me orë të gjata pa ditur se çfarë do të ndodhë. Veç monitorit, e vetmja fjalë që u thuhet është “prisni” ndërsa orët kalojnë.

Gazetarja sjell dëshmi.

Në orën 10:24 në aeroportin e Rinasit kanë shkuar qytetarë të cilët kishin prerë biletë për fluturimin drejt Bergamos.

Ata nuk janë të qartë se çfarë do të ndodhë pasi askush nuk I informon çfarë do të ndodhë me fluturimin e tyre I parashikuar të nisë në orën 12:00.

“Na thanë të vijmë. Tani na thonë prisni është anuluar orari e do të niseni në orën 17:00, por ende nuk është konfirmuar. Nuk e dimë.”

Një pjesë e mirë e udhëtarëve janë future brenda me shpresën se fluturimi mund të bëhet në orën 17:00.

Një qytetar nga Librazhdi që do të udhëtonte për Dortmund së bashku me familjen e tij, një fëmijë të vogël dhe nusen shtatzënë pret që në orën 04:30 në Rinas.    

“Kishin planifikuar të niseshim në orën 06:30 por na thonë prisni dhe e kanë çuar në orën 12:30. Me fëmijë të vogël nusen shtazënë presim në makinë. Vetëm lexojmë në monitor dhe nuk dimë gjë. Agjencia nuk na njoftoi për shtyrjen. Kemi ndejtur në makinë. Jemi nisur nga Librazhdi që në orën 03:00 ” thotë qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat