Rama lexon “Memorandumin e Kuçit”: Me gola e penallti që shkojnë në shtyllë, fitojmë 74 deri në 78 mandate

Shqipëria

Rama lexon “Memorandumin e Kuçit”: Me gola e penallti që shkojnë në shtyllë, fitojmë 74 deri në 78 mandate

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët e fshatit Kuç, në majat e Labërisë, bëri parashikimet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se në të gjithë Shqipërinë do të sigurohen nga 74 deri në 78 mandate. Kësaj deklarate, iu kundërpërgjigj një qytetar, i cili tha se Presidenti ilir Meta më pas do të japë dorëheqjen.

Rama tha se kështu është thënë, por sipas tij, presidenti ka humor me luhatje, e shtoi se kur kanë qenë bashkë kanë bërë shumë gjëra të mira.

Kryeministri gjithashtu, bëri parashikimet në çdo qark të vendit dhe e quajti këtë “Memorandumi i Kuçit”.

Edi Rama: Ne 74 deri në 78, po bëni ky ndonjë tërmet të madh, shkojmë edhe 80 ne.

Qytetari: Do të dorëhiqet presidenti.

Edi Rama: Kështu ka thënë, por ai është me hënë, kur ka qenë hëna mbarë kemi bërë punë të mira bashkë, por këtë herë është kthyer hëna mbrapsht dhe nuk kthehet. Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Lezhë 3. Tirana 19, Elbasan 8, Korçe, 6, Berat, 5, Fier, 10, Vlorë, 9, Gjirokastër, 3, 79, u bëtë të gjithë si Luli. Tani, unë iu thash 74, deri në 78, tani. Këta zotërinj që ta dish ti, këtu, në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti është në shtyllë, rezultati final 74 deri 78

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat