Tritan Kalo jep detaje për situatën në spitale, 3 këshilla për të mposhtur covid dhe mesazhi për vaksinat

Shqipëria

Tritan Kalo jep detaje për situatën në spitale, 3 këshilla për të mposhtur covid dhe mesazhi për vaksinat

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:31
Foto e publikuar ne Facebook

Mjeku i njohur Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh pozitiv për qyetetarët, ndërsa ka dhënë informacion edhe për situatën në spitale.

Kalo shkruan se fatmirësisht ka rënë numri i të shtruarve në spitale, si dhe numri i vdekjeve, por nuk mund të thërrasim ende "Fitore".

Maskë, higjienë personale e kolektive, distancim fizik, si dhe vaksinimi kur është e mundur. Këto janë këshillat që ka mjeku për qytetarët.

"Kohë kovidiane.... 11.04.2021.... Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1....Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19....Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese....Numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim FITORE!!!.... Në ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme), si dhe mundësinë e të Vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet....T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19....Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush KURRË nuk do të mungojë...Together forever!!!", shkruan Tritan Kalo.

Gjatë ditës së djeshme, 6 persona humbën jetën nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat