“Entuziazëm i mrekullueshëm, energji pozitive”, Kryemadhi: Dashuri që vetëm Korça mund ta dhuronte

Shqipëria

“Entuziazëm i mrekullueshëm, energji pozitive”, Kryemadhi: Dashuri që vetëm Korça mund ta dhuronte

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi publikon në Facebook-un e saj pamje nga pritja entuziaste që iu rezervua në qytetin e Korçës.

Sipas Kryemadhit, sot kemi më shumë nevojë se kurrë për t’i dhënë dorën njeri-tjetrit, për të trokitur derë më derë, për të vajtur shtëpi më shtëpi, për t’i thënë njerëzve që të marrin kartat e identitetit në dorë dhe më 25 prill të drejtohen në kutitë e votimit dhe të votojnë.

Kryemadhi: “Ky entuziazëm i mrekullueshëm, kjo energji pozitive, kjo çiltërsi dhe kjo dashuri vetëm Korçë mund ta dhuronte në këto ditë të bukura të cilat po trokasin në dyert e Shqipërisë. Do t’ju lutesha të thërrisnit Shqipëri sepse Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është vendi ynë, Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë që ka secili nga ne.

Sepse fjala më e shtrenjtë për ne nuk është ‘Rama ik’, fjala më e shtrenjtë është Shqipëria. Gjëja më e shtrenjtë është flamuri ynë kombëtar. Sot kemi më shumë nevojë se kurrë për t’i dhënë dorën njeri-tjetrit, për të trokitur derë më derë, për të vajtur shtëpi më shtëpi, për t’i thënë njerëzve që të marrin kartat e identitetit në dorë dhe më 25 prill të drejtohen në kutitë e votimit dhe të votojnë. Të votojnë ndryshimin, të votojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë numrin 6, të votojnë LSI”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat