Mblidhet Komiteti i Ekspertëve/ Lehtësim masash gjatë Ramazanit?

Shqipëria

Mblidhet Komiteti i Ekspertëve/ Lehtësim masash gjatë Ramazanit?

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Komiteti i Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për shtyp, teksa pritet vendimi i tyre nëse do të ketë apo jo lehtësim të masave anti-COVID gjatë muajit të Ramazanit, që fillon këtë të martë.

Më herëtë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të shenjtë për besimtarët myslimanë.

Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik për shtyrje të orës policore deri në orën 22:00, por kërkoi gjithashtu edhe shtim të kujdesit.

Ditët e fundit kemi patur ulje të rasteve të reja dhe viktimave, ndërsa nga nisja e pandemisë Shqipëria numëron 128155 të infektuar dhe 2310 viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat