Manja: Grupet kriminale në gjithë botën shfrytëzojnë periudhën e zgjedhjeve

Shqipëria

Manja: Grupet kriminale në gjithë botën shfrytëzojnë periudhën e zgjedhjeve

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:11
Deputeti i PS-së, Ulsi Manja

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se goditja e grupeve kriminale dhe goditja e kokainës në Durrës janë lajme të mira.

Manja tha se mazhoranca i ka dhënë dhe do t’i japë mbështetje reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se opozita nëse vjen në pushtet kërkon që ta ndryshojë atë.

Manja: Goditja e grupeve kriminale dhe goditja e kokainës në Durrës, për mua janë lajme të mira lidhur me goditjen e këtyre grupeve nga policia. Unë shpresoj se kemi arritur që të ndërtojmë mekanizmat e duhur në luftën kundrejt krimit. Natyrisht që situata zgjedhore, grupet kriminale në çdo vend të botës i shfrytëzojnë për shkak se i gjithë fokusi i politikës dhe i segmenteve ligjzbatuese është te zgjedhjet. Mesa duket agjencitë ligjzbatuese janë në funksion të plotë dhe duket se i kemi ngritur mirë institucionet e drejtësisë së re.

Drejtësia e re në veprim është slogani ynë në dhënie e gjithë suportit tonë për vazhdimin e reformës në drejtësi. Me ngritjen e institucioneve të reja, mbaron puna në reformën në drejtësi. Ajo që ne bëjmë si mazhorancë është mbështetja kundër kësaj reforme, sepse ka deklarata nga kampi kundërshtar për ndryshimin e kësaj reforme. Nëse ata do të marrin mandatin, kanë thënë se do ta rishikojnë këtë reformë. Sigurisht që kjo është një ëndërr në diell, sepse kjo reformë nuk është e jona, por ka një bashkautorësi edhe nga BE e SHBA. Nuk ka shanse për kthim pas. Ne garantojmë gjithë mbështetjen tonë për drejtësinë sa herë ta kërkojë.

Manja shtoi se për të mbajtur lart pritshmëritë e publikut, drejtësia e re duhet që të japë rezultate.

Manja: Ndërsa për të mbajtur lart pritshmëritë e publikut, drejtësia e re duhet që të japë rezultate. E konceptuam reformën dhe dhamë gjithë mbështetjen e duhur. Tani është radha e tyre për të merituar besimin. Kjo do të thotë drejtësi për të gjithë dhe në mënyrë të barabartë. Kjo duke filluar qysh nga kreu i shteti deri tek qytetari i thjeshtë. SPAK-u është konceptuar që të luftohet pa asnjëlloj dallimi. Kjo është sfida që kanë institucionet e drejtësisë tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat