Duka: Ndëshkoni “Rilindjen” e Ramës

Shqipëria

Duka: Ndëshkoni “Rilindjen” e Ramës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:44
Agron Duka

Votën për ndryshimin, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili garon në listën e kandidatëve për deputetët të koalicionit Aleanca për Ndryshim, ia kërkoi edhe sportistëve të qarkut të Durrësit, me të cilët zhvilloi një takim.

25 Prillin e cilëson fundin e “Rilindjes” së Edi Ramës, teksa thotë se koalicioni opozitar ka tashmë një program që do të rimëkëmbë ekonominë.

Veten e cilëson punëmbaruar dhe premton se do të gjendet pranë kujtdo në zonën që i është besuar nga Lulzim Basha.

Agron Duka do të garojë në qarkun e Durrësit dhe është renditur i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat