Basha citon raportin e Europol: Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE

Shqipëria

Basha citon raportin e Europol: Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE

Më: 13 prill 2021 Në ora: 08:19
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Edi Rama dështoi në betejën kundër drogës. Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati shkruan se pavarësisht se Rama e cilësoi histori suksesi betejën kundër drogës, kjo nuk është e vërtetë.

Basha i referohet një raporti të Europol, që e cilëson vendin tonë si burim kryesor të trafikut të kanabisit në BE.

“Edi Rama e ka cilësuar si një histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qenë realisht e tillë?

Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE”, shkruan Basha.

Image
Image

RAPORTI

Sipas raportit, rrjetet kriminale merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuara. “Ata janë tipikisht në mënyrë hierarkike të strukturuar me role dhe nivele të përcaktuara mirë përreth drejtuesve ose relativisht të organizuar fort por e pastrukturuar dhe i rrethuar nga një rrjet individësh të angazhuar në veprimtari kriminale. Një pjesë e madhe e rasteve raportuar në Europol duke shfaqur dhunë fatale dhe serioze kanë të bëjnë me drogë, në veçanti me tregtinë e kanabisit”, thekson raporti.

Përveç Shqipëria, shqiptarët duket se kanë shtrirë gjerësisht veprimtarinë e tyre në fushën e kanabisit edhe në Spanjë. Europol bën me dije se grupet kriminale kryesisht nga shtetas shqiptarë, kanë krijuar fabrika të prodhimit në shkallë të gjerë të kanabisit me tre-katër korrje në vit në zonat e qeta në periferi të Barcelonës në Spanjë.

Duke vjedhur energjinë elektrike, ata kanë shkaktuar humbje në rrjet prej mbi 1.5 mln euro. Pasi u korr, kanabisi bimor u dërgua në Holandë i fshehur në paleta të ngarkuar në kamionë. “Këta kriminelë përdorën gjerësisht mjete të koduara të komunikimit”, thekson raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat