Presidenti Meta: 25 prilli referendum kundër mafies së inceneratorëve e plehrave

Shqipëria

Presidenti Meta: 25 prilli referendum kundër mafies së inceneratorëve e plehrave

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:23
Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një postimi në facebook shprehet se gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020.

Sipas tij, pjesa e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaq realizim të dobët që shkon deri në 9%.

Meta: “Gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020, ndërkohë që pjesa tjetër e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaqin realizim të dobët, që shkon deri në 9%.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor kundër mafies së inceneratorëve e plehrave dhe kandidatëve të saj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat