Rama kujton garën me Bashën për Bashkinë e Tiranës

Shqipëria

Rama kujton garën me Bashën për Bashkinë e Tiranës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:13
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Njësia Numër 1 në Tiranë ka kujtuar garën me Lulzim Bashën në 2011 për Bashkinë.

Me ironi Rama thotë se Basha premtonte nënë e babë para 10 vitesh, por dy i kishte spektakolare sipas tij, tramvajin dhe uljen e çmimit të bukës.

Ai thekson se pavarësisht se si e fitoi garën, Basha nuk pa më askënd si kryebashkiak për 4 vite pasi sytë iu mbyllën për gjumë.

Rama thekson se sot Basha premton vetëm lekë për këdo që takon, por mbrapsht do i fusë dy gishtat secilit në bebet e syve, kurse ai premton punë.

‘’Porta të reja nga deti, nga qielli, për të sjellë shumë më tepër turistë. Të mund të shoqërojmë me shumë me tepër njerëz të gatshëm për të mbuluar kërkesa nga profesione nga më të ndryshme e specializuar. S’flasim për shkencëtarë të lartë, por zantçinj të mirfilltë. Më shumë se një arsim të lartë, por kanë arsim profesional.

Unë dua, por kjo dua nuk është dëshirë, vjen nga thellësia e shpirtit tim. Vjen nga thellësia e bindjes sime, kam bindje shumë të thellë. Dielli i Shqipërisë mos shkëlqejë vetëm për turistët, jo vetëm për ata që i kanë më ndryshe, por të shkëlqejë për secilin.

Erioni përmendi disa gjëra në lidhje me çfarë nuk bëri Luli si kryebashkiak. Ju kujtova zotërinjve në Librazhd, për ju nuk është histori televizori, është historia e 4 viteve si qytetarë të Tiranës. Që kur Basha doli në atë garë premtonte nënë e babë kur thonë, më kujtohen dy premtime spektakolare, tramvaji dhe çmimi  ibukës. Nuk iu drodh qerpiku. Bën të njëjtën gjë sot.

Kam ardhur të të shosh sy më sy, në dyqanet e bukës, duke kapur bukën, dhe duke i thënë do e ul çmimin e do i shoh.

E mori si e mori. Po mori Bashkinë e Tiranës, sytë e tij nuk panë më askënd, sepse u mbyllën ëpr gjumë. Ajo çka pësoi Tirana, ishin 4 vite të humbura. Tirana filloi të rikthehet tek gropat, plehrat, shkollat, çerdhet e kopshtet në pikë të hallit. Pa folur për trafikun.

Çfarë thotë sot?

Lekë, lekë, lekë, lekë. Iu premton të gjithëve lekë. Me makina, me bori, me flamuj, lekë lekë, lekë. Ndërsa unë them punë punë punë punë. Nuk është e vështirë për ata që nuk kanë qenë të vegjël fare në ato vite, për të kujtuar kohën kur ishte një Xhaferr, me makina me bori, me njerëz që e shoqëronin karvan karvan, dhe e prisnin me këngë, dhe i thoshte lekë, lekë. Xhaferri i  thoshte më e jep 1, t’iu jap 2. Luli i thotë më jep 1 votë, të të jap kaq lekë. T’iu jap e shtëpi kur të martoheni, mijëra euro sapo dilni nga barku i nënës.

Nuk iu jep jo lekë, por iu jep mbrapsht dy gishtat në të dy bebet e syrit. Kush premton punë, jo duke thënë do iu jap punë e vetë duke fjetur gjumë, por duke punuar pa pushim. Atëhere kur ke një punë, vjen lekë. Kur shkon pas premtimit të lekëve, jo punë s’ke. Shqiptarët kanë gabuar disa herë, kur janë ndjerë të lodhur, rraskapitur, janë ndjerë në atë rrugën, ka Haxhi Qamilin, kap një rrugë, të dalë ku të dali.

Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë një vend që do të vizitohet nga aq shumë njerëz, e këtu të mos ketë pjesë të këtij vendi, që njerëzit me punën e tyre edhe në majë të malit, të mos fitojnë më shumë seç do të fitonin në emigracion. Është e mundur, na duhet besimi, koha. Prandaj me 25 prill, duhet të vazhdojmë me këmbëngulje për të ardhmen tonë.’’- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat