Endri Shabani: Partitë e mëdha prodhojnë gjithçka, përveç entuziazmit

Shqipëria

Endri Shabani: Partitë e mëdha prodhojnë gjithçka, përveç entuziazmit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:30
Endri Shabani

Kandidati për deputet dhe njëherësh drejtuesi i Nismës “Thurje”, Endri Shabani thotë se dy partitë kryesore nuk arrijnë dot të krijojnë entuziazëm tek qytetarët.

Ai thekson se palët politike e dinë shumë mirë faktin se gjërat në Shqipëri nuk do ndryshojnë.

“Unë besoj se nuk ka entuziazëm te partitë e mëdha. Ato prodhojnë gjithçka, përveç entuziazmit.

Prodhojnë epshin, akthin e asaj që ke marrë, por nuk prodhojnë entuziazmin që gjerat të ndryshojnë, sepse të gjitha palët e dinë se nuk do ndryshojë asgjë. Është i njëjti film që jepet për 30 vjet”, tha Shabani në “Ilva Now”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat