Voa: SPAK kërkon sërish arrest për kardiokirurgun Prifti

Shqipëria

Voa: SPAK kërkon sërish arrest për kardiokirurgun Prifti

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:19
Edvin Prifti

Në Shqipëri Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon sërish arrest me burg për kardiologun Edvin Prifti, i dyshuar për korrupsion

Fillimisht gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar kishte vendosur masën e arrestit me burg për shefin e Kardiokirurgjisë në Qendrë sputalore Nënë Tereza, si dhe pezullimin e ushtrimit të profesionit. Por pas ankimit nga ana e mjekut dhe avokatëve të tij, në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit la në fuqi vetëm pezullimin e ushtrimit të profesionit, duke urdhëruar nxjerrjen e mjekut nga paraburgimi.

SPAK kërkon tani nga Gjykata e Lartë, që të rikthejë në fuqi vendimin e Shkallës së parë dhe mbajtjen e zotit Prifti në burg, duke pretenduar se Apeli nuk ka marrë parasysh provat e reja që sipas SPAK-ut e rëndojnë më shumë pozitën e kardiokirurgut.

Profesor Prifti përfundoi nën hetim pasi ai doli në përgjimet që prokuroria po kryente për një çështje tjetër. Ai dyshohet se merrte para për ndërhyrjeve kirurgjikale të realizuara në spitalin shtetëror. Atij ju gjetën në banesë dhe në zyrën e tij 250 mijë euro dhe 16 milion lekë të reja. Para të cilat sipas avokatit të zotit Prifti, ishin siguruar nga një transaksion për shitjen e një prone të familjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat