Basha refuzon ftesën e Ramës, reagon kryeministri

Shqipëria

Basha refuzon ftesën e Ramës, reagon kryeministri

Më: 15 prill 2021 Në ora: 00:02
Lulzim Basha, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama la sot të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve të 25 prillit, me kusht që lideri demokrat të shkëputej plotësisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ftesa e kryeministrit erdhi në mëngjës gjatë një interviste, por disa orë më vonë, lideri i PD ka mohuar çdo mundësi bashkëpunimi me Ramën, duke qartësuar kështu dhe votuesit e tij.

Përmes një postimi në twitter, Basha shkruante se Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së PD.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë.”, shkruante Basha.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit. Ai e pyet Bashën se pse vallë janë më të rëndësishëm Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria? Rama shkruan se shqiptarët duan bashkim.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan Rama në twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat