Përfundon në GJKKO seanca ndaj Adriatik Llallës/ Ja çfarë u vendos dhe mesazhi i ish-kryeprokurorit

Shqipëria

Përfundon në GJKKO seanca ndaj Adriatik Llallës/ Ja çfarë u vendos dhe mesazhi i ish-kryeprokurorit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:40
Adriatik Llalla

Ka përfunduar në GJKKO seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku u pranua kërkesa e tij për shfuqizim të gjykimit të shkurtuar.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm ishte i pranishëm në seancë bashkë me avokatin e tij mbrojtës.

Tanimë procesi pritet që çështja të nisë nga fillimi dhe të zgjasë më shumë në kohë.

Llalla dha një prononcim të shkurtër për mediat ku u shpreh: “Po. Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”.

Ndërkaq, seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit do të mbahet më 20 prill në orën 09:00 të paradites.

Sjellim në kujtesë që SPAK ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat