Basha tjetër mesazh shqiptarëve: Plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit

Shqipëria

Basha tjetër mesazh shqiptarëve: Plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:03
Lulzim Basha

Ndërsa na ndajnë vetëm nëntë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka dërguar një tjetër mesazh shqiptarëve.

Basha pyet se çfarë është më keq se zemërimi, teksa shprehet se plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit.

“E keqja më e madhe se zemërimi dhe dufi, ajo që mund të na vërë poshtë, është plogështia. Plogështia është shfaqja më e keqe e dëshpërimit. Është momenti kur njeriu nuk beson në asgjë, nuk i intereson më asgjë, dhe për pasojë nuk ndjen më asgjë. Mirëpo të heqësh dorë nga vendi yt, do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja jote. Do të thotë të mos përkujdesesh më për të ardhmen e fëmijëve të tu.

Çfarë do t’u thoni fëmijëve tuaj nesër kur Rama t’ju lërë përsëri në baltë, t’ju lërë përsëri në vendnumëro, ndërkohë që vendet e tjera bëjnë përpara dhe nuk na presin më? Që nuk kishit më shpresë për ndryshim? Që nuk donit të dëgjonit më për ekonominë, për arsimin? Apo që ndenje në shtëpi në vend që të ndaje 10 minuta nga dita jote për të votuar për shpresën dhe ndryshimin?

Une ju bëj thirrje sot: mos u dorëzoni. Mos humbni më kohë dhe mos e humbni këtë shans. Ju jeni zotërit e vërtetë të këtij vendi. Ju vetë do të vendosni të ardhmen tuaj. Ne e dimë kush jemi. Shqiptarë të fortë dhe krenarë, e kemi treguar veten gjithmonë në ditë të vështira dhe kemi fituar. Më 25 prill votoni për shpresën, votoni për ndryshimin!”, shprehet Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat