Fushata për zgjedhjet në Qarkun e Gjirokastrës

Shqipëria

Fushata për zgjedhjet në Qarkun e Gjirokastrës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Qarku i Gjirokastërs që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin do të zgjedhë këtë vit katër deputetë nga pesë që kishte në zgjedhjet e mëparshme për shkak të pakësimit të numrit të zgjedhësve. Socialistët , demokratët dhe Lëvizja Socialiste për Integrim shihen në rivalitet në garën që është bërë më e fortë përej uljes së numrit të një deputeti. Pandemia ka ndikuar jo vetëm në mungesën e mitingjeve, por pritet të frenojë edhe kthimin e e migrantëve nga Greqia për shkak të bllokimit të pikave kufitare. Studiuesit vlerësojnë se shpopullimi i qarkut dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore janë dy problem madhore që duhet të zënë më shumë vend në programet e forcave politike në këtë qark.

Rreth 124. 200 zgjedhës janë thirrur për votimet e 25 prillitnë Qarkun e Gjirokastrës. Siç kanë treguar zgjedhjet e shkuara në votime shkon rreth 45 % e zgjedhësve dhe këtë vit prania pritet të jetë edhe më e ulët, pasi nuk do të arrijnë të kthehen në masë emigrantët nga Greqia për shkak të bllokimit të pikave kufitare. Qarku këtë vit ka 1500 zgjedhës më pak se në 2019-ën dhe kjo ka bërë që nga 5 mandateqarku të prodhojë 4 mandate për deputetë. Për herë të parë në shtatë bashkitë e këtij qarku shkojnë në zgjedhje rreth 7500 të rinj që deri më 25 prill mbushin moshën për të votuar. Veç tri partive që kanë marrë mandate në Gjirokastër në zgjedhjet e katër viteve më parëme 25 prill garojnë edhe tre subjeket të vogla politike Partia Socialdemokrate me Anduela Caca, Nisma “Thurje”me siëprmarrësin Kristaq Begzodhe “Vetëvendosja” me arkitektin Kreshnik Merxhani.

Në krye të listës së 6 kandidatëve të Partisë Socialiste është ish Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e pasur nga Laert Duraj që drejton Postat shqiptare dhe i treti në listë kandidon Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Socialistët synojnë të fitojnë tre nga 4 mandatetdhe e kanë mbështetur fushatën e tyre në disa projekte të realizuara viteve të fundit, kryesisht tëRilindjes urbanenë Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër dhe Libohovë. Socialistëtpo japim premtime për të mbështetur më shumë turizmin,bujqësinë dhe sipërmarrjet e vogla.

Lista e kandidatëve të koalicionit të PD - “Aleanca për Ndryshim” kryesohet nga Tritan Shehu një nga figurat politike historike të demokratëve dhe pasohet nga dy profesore Universiteti, Roland Bejko dhe Entela Shehaj ndërsa i katërti renditet ish ministri Kosta Barka i PDNJ. Demokratët synojnë të fitojnë dy nga katër mandatet në këtë qark. Fushata e demokratëve ka qenë me kritika për nivelet e varfërisë dhe të papunësisë së Qarkut dhe sidomos për mungesën e perspektviës së të rinjve që largohen jashtë vendit. Demokratët kanë premtuars e do të mbëshesin biznesin me masa lehtësuese për të hapur vende të reja pune.

LSI konkuron në këtë qark me 6 kandidatë, ku në krye ështënjë nga deputetët më jetëgjatë të parlamentit shqiptar, Vangjel Tavo. LSI synon të ruajë fitoren e një mandatei në këtë qark. Fushata e Lëvizjes Socialiste për Integrim është mbështetur sidmos tek premtimetpër punësimin dhe integrimin etë rinjve.

Një risi në këto zgjedhje duket edhe përfshrija në garë e Lëvizjes “Vetvendosje” në Shqipëri ku arkitekti Kreshnik Merxhani është në Gjirokastër një nga tre kanidtatë e Vetvendosjes në Shqipëri. Arkiteki Merxhani po e mbështet fushatën në mbrojtjen e trashëgimisë dhe identitet kulturore, sidomos për Gjrokastrën, një Pasuri Botërore e UNESCO-s.

Fushata nuk ka shënuar incidente domethënse por studiuesit dhe analistët vendorë vlerësojnë se partitë politike mund të nxisin më shumë në programet e tyre poltikat dhe zgjidhjet përproblemetmadhore që ka qarku. Valbona Duri, pedagoge e gjeografisë humane pranë Universitetit “Eqrem Çabej thotë për Zërin e Amerikës se lëvizjet demografike të rajonit në dhjetëvjecarin e fundit janë në shifra tejet shqetësuese dhe kërkojnë plane të qarta veprimi.

“Gjatë 10 vjecarit të fundit popullsia në qark rezulton e pakësuar mesatarisht me 2 mijë banorë në vit dhe nëse kjo situatë do të vijojë sigurisht që perspektia do rezultojë e kërcënuar. Lindshmëria reulton nën nivelin e zëvendësimit që do të thotë më pak fëmijë,më pak nxënës,më pak fuqi puntore, ose burime huane, do të thotë moshim apo plakje të popullsisë. Mosha mesatare e popullsisë së Qarkut rezulton 39,7 vjec nga 35 vjec që është mesatarja e këtij tregusit për vendin”.

Zonja Duri thotë më tej se mosbesimi ndaj politikës është i madh dhe kjo reflektohet edhe në sodnzhet që kryhen herë pas here në Shqipëri. Zonja Duri thotë se forcat politike duhet të punojnë për zgjidhje konkrete për të frenuar shpopullimin.

“Ndër faktorët kryesorë të kësaj hemoragjie sistematike është besimi i pakët tek forcat politike. Migrimi tashmë ka përfshirë jo vetëm zonat rurale por edhe urbane. Këto paketa që adresojnë probleme të tilla dhe të bëhen pjesë e fushatës. Ajo që vërehet është se strategjitë zhvillimore kombëtare dhe verndore nuk mungojnë, por nevojitet përgjegjshmëria dhe vullneti për jetëzimin e tyre”.

Ndërsa Albet Kasi që ëshët marrë me trashëgiminë kulturore dhe tani punon me projeket për qeveritë vendorethotë se do donte të shihte më shumë vëmendje për trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës , Pasuri Botërore e UNESCO-S.

“Lidhja mes trashëgimisë kulturore dhe turzmit është aspekti më i dukshëm i kontributit që jep kultura në zhvillimet lokale. Sipas studimeve 37% e turizmit botëror ka motivim kulturor. Këto argumente janë të mjaftueshme për t`u treguar partive poltike që ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të jetë e pasqyruar në programet e fushatat e tyre elektorale”.

Në zgjedhjet parlamenatre të katër vietve më parë në Qarkun e Gjrioakstërs morën pjesë në zgjedhjerreth 45% e votuesve, ku socialistët fituan 3 mandate dhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Intgrim, nga një mandat. Shkurtimi i një mandati në zgjedhjet e këtij vit e bën edhe më të fortë garën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat