EMRAT/ Ja kush janë 5 besimtarët e plagosur në Xhami

Shqipëria

EMRAT/ Ja kush janë 5 besimtarët e plagosur në Xhami

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë besimtarë myslimanë kanë mbetur të plagosur pas sulmit me thikë tek Xhamia ‘Dine Hoxha’ e Rrugës së Kavajës.

Gazetarja raporton nga vendi i ngjarjes së të plagosurit janë identifikuar si: Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi.

Burime nga spitali Traumës thanë se deri më tani 5 te plagosurit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitë në vendin e ngjarjes tregojnë se 34-vjeçari ka bërë sjellje të pakontrolluara që në ambientet e jashtme, duke kanosur njerëz edhe në ambientet e një biznesi.

Kjo ka ndodhur pasi kishte plagosur 5 personat në ambientet e xhamisë në rrugën e Kavajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat