Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me ambasadoren Yuri Kim

Shqipëria

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me ambasadoren Yuri Kim

Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:07
Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Veliu dhe Kim vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik.

Gjithashtu Drejtor Veliu garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e fokusuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Po gjatë takimit, Drejtor Veliu ka njohur nga afër ambasadoren Kim edhe me punën e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat