Dhunonte nënën, vëllai godet me thikë vëllanë në Kukës

Shqipëria

Dhunonte nënën, vëllai godet me thikë vëllanë në Kukës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm ku një 27-vjeçar është paraqitur i plagosur me thikë në spitalin e Krumës.

Ndërkohë nga intervistimi paraprak S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij. Por pas hetimeve ka rezultuar se S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.

Por pas sqarimit të plagosjes, policia ka mundur të kap R.H ndërsa është shoqëruar edhe një tjetër person G.B të cilit i është gjetur thika me të cilën u krye plagosja.

Njoftimi:

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, kapet në kohë rekord autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës thikë.

Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës.

Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij.

Menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.

Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat