U ekzekutua në mes të ditës, kush është Pjerin Xhuvani

Shqipëria

U ekzekutua në mes të ditës, kush është Pjerin Xhuvani

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:46
Pjerin Xhuvani

Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua mesditën e sotme nuk është emër i panjohur. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qytet.

Xhuvani përveç se emër i njohur edhe për struktuarat e Partisë Socialiste, është edhe një person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është një personzh që është akuzuar për mashtrim dhe falsifikim në skemën e rimbursimit të ilaçeve, në periudhën kur drejtonte Fondin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.

Emri i tij u lakua në çështjen e Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes së PS, Luiza Xhuvani, që u arrestua me akuzën e katër vrasjeve. Xhuvani në atë kohë falsifikimi raportin mjekësor të djalit të Eliza Xhuvanit, i cili në atë periudhë arriti të marrë pafajësinë. Asokohe Xhuvani ishte drejtor i spitalit Psikiatrik të Elbasanit.

Ngjarja ka qenë e befasishme, ku e plagosur ka mbetur edhe një efektive policie, emri i të cilës nuk bëhet i ditur. Në vendngjarje ka mbërritur RENEA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat