Kryemadhi: Bashkë me Ramën, ne do largojmë rrënjët e kriminalizimit

Shqipëria

Kryemadhi: Bashkë me Ramën, ne do largojmë rrënjët e kriminalizimit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:53
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zbuluar arsyet, pse sipas saj, shqiptarët duhet ta votojnë më 25 prill.

Në një intervistë të fundit para heshtjes zgjedhore, Kryemadhi ka folur dhe për kandidatin e LSI, Etion Joka, që dilte në një video duke blerë vota.

Sipas Kryemadhit, ai ishte një sulm i orkestruar nga Etioni, pasi ka qenë me PS dhe tani i është bashkuar LSI.

Intervista:

1. Pse duhet t’ju votojmë në 25 prill? Nuk jeni të gjithë njëlloj?


-Unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. Nuk mund të jem. Unë nuk kam kanabizuar vendin, nuk mbledh vota me bandat. Unë nuk kam bërë marrëveshje minishengeni në dëm të interesave kombëtare dhe nuk pres të më mbështesë Vuçiçi me Zaevin në fushatë. Unë nuk jam arrogante as me qytetarët, as me gazetarët. Nuk fyej dhe poshtëroj gratë. Unë besoj tek të rinjtë, Edi Rama i quan ngelsa ndërsa Erion Veliaj i quan zdromsa.

2. 2. Etion Joka u kap sot duke blerë vota. Ky është ndryshimi për të cilin flisni?

-Nuk ju del e keqja atyre me Etion Jokën se ka qenë në PS dhe ka ikur. Mjafton të shikoni cili televizion i ka publikuar ato pamje për të kuptuar se ishte sulm i orkestruar nga ata që blerjen e votës e kanë bërë si të blesh gjethe rrushi për japrak.

3. Fute 12 ballokume dhe nxore 6. Ku shkuan 6 të tjerat, apo te oligarkët?

-Nuk hanë ballokume oligarkët, duan mish te Nustreti. Unë jam e vetmja që i kam përmendur me emra oligarkët dhe për këtë arsye na kanë censuruar nëpër media. Sa përmend inceneratorët, dalin këta me sondazhe dhe e nxjerrin LSI-në me asnjë mandat në Tiranë.

4. Thonë që do bëheni ministre e brendshme. A do t’i mbushni komisariatet me skrapallinj, njëlloj si Saimir Tahiri me tepelemsa?

-Për ne e rëndësishme është largimi i Ramës, jo ndarja e posteve. Të ikë ky dhe çdo gjë do shkojë në vendin e duhur, edhe skrapallinjtë edhe tepelensat do jenë më mirë se më parë. E sigurt është që nuk do t’i nxjerrim të ruajnë parecelat me hashash dhe as të dhunojnë qytetarët nëpër rrugë.

5. Çfarë do bëni për të zbutur konfliktin social që po shperthen në këtë fushatë?

-Me qeverisjen tonë askush s’do ndihet i pasigurtë, askush s’do përndiqet për votën, askush s’do rrijë me frikë nga bandat ose për vendin e punës. Bashkë me Ramën, ne do largojmë rrënjët e kriminalizimit të politikës shqiptare.

6. Çfarë mund të presin të rinjtë prej jush? (Nëse nuk i mbani premtimet, do bëheni meme)

Ne zotohemi ta zëvendësojmë modelin e Turit me arsim cilësor dhe profesional. Ne do investojmë tek te rinjtë me taksën e së ardhmes.
Ne do ndihmojmë prindërit dhe gjyshërit të tejkalojnë momentet e vështira të covidit. LSI beson tek një e ardhme më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat