Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Më: 24 prill 2021 Në ora: 07:32
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta DOMINOJNE në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat qëndrore dhe Jugore duke gjeneruar shira, të cilët herë pas-here do jenë në formë rrebeshi.

Pasditja vijon në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në skajin juglindor duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 3°C në zonat malore deri në 17°C në zonat e ulta.

Era do fryjë mesatare në Veri por e Fortë në jug dhe bregdet me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat