Kim pas takimit me Bashën: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat

Shqipëria

Kim pas takimit me Bashën: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:12
Foto e publikuar nga Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”” Kim bën me dije se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prill.

Ambasadorja amerikane gjithashtu thekson  se SHBA nuk mbështet asnjë parti, ndërsa bën thirrje për një proces të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Takova kryetarin e PD, Lulzim Basha, sot, njësoj siç jam takuar me presidentin ilir meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat