Voton Taulant Balla: Humbësi duhet ta pranojë rezultatin

Shqipëria

Voton Taulant Balla: Humbësi duhet ta pranojë rezultatin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 09:51
Taulant Balla

Taulant Balla ka votuar në Elbasan dhe gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë dhe veçanërisht atyre të Elbasanit të dalin dhe të votojnë masivisht.

Balla shprehet se humbësi duhet ta pranojë domosdoshmërisht rezultatin.

"Sot është nëj ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, jam shumë  i  sigurt që do të jetë një ditë e qetë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre, për ta ndërtua atë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë qytetarë të Elbasanit.

Ajo që mendoj që duhet për të gjithë është që humbësi duhet të pranojë domosdoshmërisht rezultatin dhe të gjithë së bashku të ndërtojmë Shqipërinë," tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat