Kryemadhi nxjerr videon: Tirana e jashtëzakonshme në pjesmarrjen në zgjedhje

Shqipëria

Kryemadhi nxjerr videon: Tirana e jashtëzakonshme në pjesmarrjen në zgjedhje

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:24
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar një video, nga një qendër votimi në lagjen 14 në Tiranë.

Aty shihet një numër i madh qytetarësh që kanë shkuar për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese që të zgjedhin parlamentin e katër viteve të ardhshme.

“Tirana e jashtëzakonshme në pjesmarrjen në zgjedhje.

Të shumtë në numër, shqiptarët po dëshmojnë që do të sjellin ndryshimin. Votoni! Votoni! Votoni!”, shkruan Kryemadhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat