Numërimi në Durrës/ Vonohen komisionerët demokratë

Shqipëria

Numërimi në Durrës/ Vonohen komisionerët demokratë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:03
Durrës

Në KZAZ 21 në Durrës, më e madhja në këtë qark me 109 qendra votimi, akoma nuk ka rinisur numërimi.

Pas pushimit që numërusit morën në orën 12.00, duhet të riktheheshin në detyrë në orën 14.00.

Por komisionerët demokratë, raporton gazetarja e “Vizion Plus”, Borana Demiri, janë vonuar.

Ndërkohë, numëruesit në KZAZ 24 kanë ndërprerë punën në orën 14.00, për të pushuar deri në 19.00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat