Mbyllet numërimi në bashkinë e Korçës, kush mori më shumë vota

Shqipëria

Mbyllet numërimi në bashkinë e Korçës, kush mori më shumë vota

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustruese

Bashkia e Korçës ka mbyllur numërimin për kandidatët për deputet në parlament, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Të dhënat e fundit tregojnë se kryesuesi i listës për partinë fituese të zgjedhjeve është Niko Peleshi me 9860, i ndjekur nga Eni Zake me 1946 vota dhe Olta Xhacka me 1179 vota.

Ndërkohë në radhët e demokratëve, më i votuari nga Korçarët është Ervin Salianji me 4929 vota, pas tij renditet Andrea Mano me 4678 dhe Edmond Spaho me 1690 vota ka kaluar i treti.

Në qarkun e Korçës PS ka fituar 6 mandate ndërsa PD 5 mandate, ndërkohë më të votuarit deri më tani në radhët e kandidatëve janë:

PD-5 mandate

Ervin Salianji     4929 vota

Andrea Mano    4678 vota

Edmond Spaho  1690 vota

Sorina Koti         1278 vota

Bledjon Nallbati 935 vota

Alfred Gega        891 vota

PS-6 mandate

Niko Peleshi 9860 vota

Enslemvera Zake     1946 vota

Ilirian Pendavinji   899 vota

Olta Xhaçka   1179 vota

Arian Jaupllari       1603    vota

Besa Spaho 427 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat