Zgjedhjet e 25 prillit/ Ministrja e Jashtme e Suedisë uron Ramën

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ministrja e Jashtme e Suedisë uron Ramën

Më: 28 prill 2021 Në ora: 17:51
Edi Rama dh Ann Linde

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde ka uruar për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Linde shkruan se tashmë mbetet në pritje të bashkëpunimit me Ramën për OSBE-në.

“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë të vazhdueshëm në OSBE”, shkruan ministrja Linde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat