Degët e Partisë Demokratike të Tiranës - në krah të Lulzim Bashës

Shqipëria

Degët e Partisë Demokratike të Tiranës - në krah të Lulzim Bashës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:53
Lulzim Basha

Partia Demokratike e Tiranës, e gjitha në krah të Lulzim Bashës, në betejën për të faktuar blerjen, vjedhjen dhe manipulimin e votave me 25 prill nga bandat e pushtetit. 

Të gjitha degët e kryeqytetit kanë marrë vendimin të bashkohen në betejën e nisur tashmë nga Basha dhe lidershipi i PD për të çmomtuar qeverisjen e dalë nga vota e vjedhur, Rama-Doshi. 

Degët shprehen se “mbështesin fuqimisht kryetarin Lulzim Basha, në të gjitha hapat që do ndërmarrë për të çuar deri në fund betejën që do bëjë të mundur që Shqipëria të fitojë! Që vota dhe verdiktit i secilit të njihet e të vlerësohet. 

Degët e PD shprehen se kanë vendosur “të mbështesin kryetarin Basha në çdo betejë, me çdo kusht, me qëllim shporrjen e mafias në pushtet dhe mafias së pushtetit, që ka në krye Edi Ramën dhe shpurën e tij!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat