Mbështetje Bashës, regjimi i votave të blera nuk është legjitim

Shqipëria

Mbështetje Bashës, regjimi i votave të blera nuk është legjitim

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 1 maj 2021 Në ora: 16:00
Skënder S. Kapiti

Demokracia presupozon beteje paqësore për pushtet, ku pushtetin e siguron forca politike e cila merr shumicën e votave popullore në zgjedhjet e lira, të ndershme e të pamanipuluara . Por nëse pushteti arrin dhe faktohet ligjerisht, demokratikisht, publikisht dhe botërisht se qeveria përdor tërë potencialet dhe burimet shtetërore dhe shtetin si mjet manipulimi , vjedhje e shitblblerje të votave atëhere ai pushtet ka shkelur rëndë dëmokracinë dhe mbajtja e pushtetit është antidemokratike, antikombëtare dhe krejtësisht jolegjitime. 

Demokracia është legjitimitet demokratik, ndërsa jolegjitimiteti është antidemokraci.

Demoracia nuk është ankand dhe nuk është pazar monetar e material votash , pra fituesi i zgjedhjeve nuk është ai i cili blen votat, por ai të cilit verdikti popullor ia beson qeverisjen.

Tashmë dihet se në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri është bërë batërdia me shitblerjen e votave , gjë që është faktuar edhe në zgjedhjet e vitit 2017, të cilat nuk duhet të ishimn njohur , por gjëndja precipitoi akoma më keq në zgjedhjet e vitit 2021.

Shitblerjen e votave po nuk e ndëshkoi ligji , dhe po nuk u anuluan zgjedhjet e 25 Prillit 2021 , atëhere shitblerja e votës do bëhet fenomen normal në demokracinë shqiptare.

Nuk ka kërcënim më të madh për demokracinë dhe për shtetin demokratik kur mafia bashkohet me shtetin e pushtetin dhe blejnë votën e qytetarëve, dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri.

Dhe do të ishte akoma më e rëndë për Shqipëqrinë nëse bota demokratike e ligjëron duke e njohur dhe pranuar si legjitim fenomenin e shitblerjes së votës dhe të demokracisë. Disa individë karrieristë, egoistë , dhe pikërisht ata që qëndruan indiferent e që mezi pritën humbjen jolegjitime të Partisë Demokratike menjëherë filluan ta gjejnë fajtorin e humbjes, Kryetarin e Partisë  Demokratike, Lulzim Basha. Dhe sa shpejt dhe menjëhere filluan akuzat kundër tij. Por nuk është Basha, por është tërë makineria mafioze shtetërore ajo e cila ia rrëmbeu PD-së fitoren duke devijuar,  vjedhur e blerë verdiktin dhe votën e qytetarit shqiptar. Është koha për ta mbështetur Kryetarin e PD-së Basha, pasi ai bëri dhe dha  maksimumin e mundshëm për demokracinë dhe për ndryshimin; është koha për vetëpërmbajtje ,për qetësi e maturi për  veprimin  ligjor e demokratik, dhe me rrugë demokratike, dhe në emër të dejtësisë, legjitimitetit dhe të së vërtetës edhe  deri në protesta paqësore e civile për t’ia rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat