Basha uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Shqipëria

Basha uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:17
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Në një mesazh në “Facebook”, Basha uron që drita e ringjalljes të mbushë me shpresë zemrat dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat