BE ua ‘mbyll’ derën shqiptarëve të vaksinuar me vaksina kineze e ruse

Shqipëria

BE ua ‘mbyll’ derën shqiptarëve të vaksinuar me vaksina kineze e ruse

Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:38
Ilustrim

Komisioni Evropian propozon heqjen e ndalesës së udhëtimeve në BE për ata qytetarë të cilët janë të vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga EMA: Moderna, Pfizer, Johnson dhe AstraZeneca.

Shtetet anëtare duhet të mbështetin këtë propozim ndërsa shpresohet se udhëtimet mund të realizohen nga qershori.

Vaksinat ruse Sputnik V apo ato kineze Sinopharm nuk hyjnë në kategorinë e vaksinave të pranuara.

Shqipëria i ka vaksinuar qytetarët e saj me këto të fundit, kineze dhe ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat